| Qyteti i Durresit |
|
Durrësi është qyteti i dytë i Shqipërisë dhe gjithashtu është porti detar më i madh i vendit. I vendosur në detin Adriatik,vetëm 30 km nga Tirana,përmes aeroportit ndërkombëtar të Tiranës ai lidhet shumë mirë me pjesën tjetër të botës. Hotele moderne,me qindra restorante,plazhe të gjata me rërë,deti blu dhe vende arkeologjike të rëndësishme e bëjnë qëndrimin në qytet shumë të këndshëm dhe interesant. Durrësi,dikur quhej Durrazzo,ai është një nga qytetet më të vjetër në Shqipëri. Sipas legjendës,qyteti u themelua nga Epidamnos,mbreti ilir i zonës, që i vuri emrin e vet dhe e quajti zonën e portit me emrin e nipit – Dyrrah. Më 1627 – 1626 Para Krishtit, grekët nga Korfuzi dhe Korinthi pushtuan zonën dhe e quajtën qytetin: Dyrrachion. Në shekullin e katërt, Para Krishtit,Dyrrachion ishte bërë qytet-shtet i pavarur, ku bëhej përpunimi i metalit,bëhej prodhimi i poçerisë,pëlhurave,lëkurës,anijeve, dhe monedhat e tij qarkullonin kudo në botën antike. Në vitin 229 Para Krishtit, Durrësi u pushtua nga Roma dhe nën qeverisjen romake, qyteti u quajt Dyrrachium, i cili u bë edhe pika fillestare e Rrugës Egnatia. Oratori i famshëm romak, Ciceroni e quajti Durrësin , qytet “të mahnitshëm”, ndërsa poeti Catullus e quajti taverna e Adriatikut. Mbetjet e mureve te Kalasë së Qytetit i përkasin shekullit të gjashtë; shtesa i përket shekullit 13-14. Amfiteatri është një nga monumentet më të mëdha dhe më elegantë që ka mbijetuar nga qyteti i lashtë. U ndërtua në shekullin e dytë pas Krishtit . Në mesjetën e hershme u braktis. Në shekullin e dhjetë, një kishëzë dhe një varrezë u ndërtuan në zonat dhe galeritë e tij. Durrësi antik, si shumë qytete përgjatë detit Adriatik, u zhvillua rreth një lagune, një skele të sigurt. Ka gjasa që në lagunë, fillimisht hyej nga veriu,nga gjiri i Porto Romanos. Bërthama e kolonisë greke ndoshta banonte rreth anës së lagunës,me varrezat që vazhdonin në kodrën e thiktë pas saj. Porti i madh romak-pika e fillimit të Rrugës Egnatia- ndodhet më në jug , dhe zë një pikë me rëndësi në buzë të ujit. Qyteza,me sa duket, është përqëndruar këtu qysh atëherë, vetëm kohët e fundit është zgjeruar në thellësi të vendit për të mbuluar gjysmën jugore të lagunës së tharë të tanishme. Ishulli i Festivalit Teatri “Aleksandër Moisiu” Salla e kinemasë në teatrin “Aleksandër Moisiu” ka një kapacitet prej 400 karrikesh. Salla e konferencave për shtyp ndodhet në katin e dytë të këtij teatri dhe ka të gjithë komoditetin e nevojshëm si dhe mbulim me internet. Në katin e tretë të këtij teatri ndodhet salla “Nikolin Xhoja”, gjithashtu në këtë sallë zhvillohen seminare me kineastët dhe të ftuarit në këtë event. Një hapsirë tjetër është në katin e dytë të teatrit në të cilën gjendet bari i festivalit ku serviret falas për të akredituarit Amfiteatri i Lashte Romak Amfiteatri i lashtë Romak nuk është vetëm më i madhi në Shqipërinë e sotme por gjithashtu edhe në ballkanin perendimor. Ai u ndërtua në kohën e perandorit romak Adriano(117-138 AD) Besohet se ka patur një kapacitet prej 15.000 mije spektatorësh, fakt që është befasues për kohën. Jo vetëm kapaciteti por edhe stili i ndërtimit e bën amfiteatrin e Durrësit unik për kohën.Cdo mbrëmje gjatë festivalit në arenën e amfiteatrit do të ulen 1100 spektatorë të cilët do të shijojnë magjinë e kinemasë në një atmosferë të mrekullueshme. |








