Art1
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës u themelua në 2008 me mbështetjen e Qëndres Kombëtare Kinematografike dhe Bashkisë së Durrësit. Edicioni i tretë i tij do të mbahet nga data 26 - 30 Gusht 2012 në qytetin e Durrësit si dhe në katër qytete të tjerë të Shqipërisë në Tiranë,Vlorë,Pogradec dhe Sarandë me një program special për këto qytete.
Art 2
MISIONI
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës përpiqet që të vendosë lidhje të forta midis Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje si dhe Europës. Përmes këtij aktiviteti do të lartësojë kinemanë në të gjitha format e saj dhe do të mbështesë tirazhin vizual të kulturës së Europës dhe Ballkanit në të dyja drejtimet. Festivali githashtu do të mbështesë rritjen profesionale të marrëdhënieve në të gjitha sferat e prodhimit të filmave.
Art 3
Për të pranuar një film në festival në kategoritë përkatëse ju duhet të dërgoni :
Dy kopje DVD të filmit me titra Anglisht. Cdo DVD duhet të ketë titullin e filmit, emrin e regjisorit,vendin e prodhimit dhe minutazhin.
Materialet e paraqitura të përfshijnë listën atribuese,përmbledhjen në Anglisht,biografinë dhe filmografinë e regjisorit.
Një kopje të formularit të hyrjes të firmosur.
Art 4
4.1 PËRZGJEDHJA ZYRTARE do të përfshijë:
VIZIONE BASHKËKOHORE. Seksion konkurues me qëllimin që të tregojnë shumëllojshmërinë e mënyrave të të shprehurit, dedikuar filmave të gjatë narrativ Europianë. Seksioni do të përfshijë 8 filma bashkëkohore Europiane nga shtetet në BE,ku ne njihemi me shumëllojshmërinë e aspekteve të kulturës bashkekohore.
BOTË BALLKANIKE. Seksion konkurues dedikuar filmave të gjatë narrativ të ardhur nga rajoni i Ballkanit, përfshirë dhe Turqinë. Përzgjedhja të maksimumi 6 filmave do t´i tregojë audiencës krijimtarinë në fushën kinematografike të këtyre vendeve.
JASHT KONKURIMIT. Tre nga filmat më të mirë të sezonit pavarësisht nga origjina e tyre, do të prezantohen jashtë konkurimit.
FILMI I SHKURTËR i Studenteve SHQIPTAR. Ky seksion konkurues do t’i kushtohet evidentimit të talenteve të reja shqiptare dhe promovimit të tyre. Ne do të fokusohemi në filmin e shkurtër të realizuar nga studentët e Akademive të filmit. Për herë të parë Durrës IFS do te japë cmimin “Filmi më i mirë i shkurtër i studentëve Shqiptar”. Filmi fitues i vlerësuar nga juria do të përzgjidhet nga programi i 8 filmave. Juria e Filmit të shkurtër do të vlerësojë filmin më të mirë me cmimin (Bukuroshja e Durrësit)
DOKUMENTARI INTERNACIONAL.(Jashtë konkurimit) Seksion jasht konkurimit në të cilin do të përzgjidhen dhe shfaqen dokumentarë nga e gjithë bota.
RETROSPEKTIVË- Ne Homazh Seksion që do ti kushtohet veprës së artisteve me te mire. Përmes një programi të hartuar me filmat më të mire duke e risjelle në vëmëndje veprën e tyre.
4.2 TAKIMET E NGUSHTA. Fokusim në një vend Europian,i cili do të prezantohet në Durrës ku dhe do të shfaqen filmat më të mirë të tre viteve të fundit me qëllimin që t´i japë audiencës një njohje më të thellë të kulturës së atij vendi,si dhe njohje më nga afër me anën artistike të produksioneve filmike. Për vitin 2012, Miku i Nderit është FRANCA.
4.3 GLADIATORI ARTË- PËR CMIMIN E KARRIERËS. Cmim i cili do t´i jepet një kineastit të famshëm në botë. Një program nga përzgjedhja e filmave të tij, i hartuar ky dhe me ceremoninë për marrjen e cmimit, çeremoni që do të organizohet në Amfiteatrin e lashtë Romak.
4.4 TINGUJT MUZIKORË. Një program special dedikuar rolit kryesor të kompozimit në film duke i dhënë jetë dhe emocion imazhit kinematografik. Programi,cdo vit nderon një kompozitor që ftohet për të mbajtur leksione në Durrës i cili do t´i prezantojë audiencës një nga filmat më të mirë që transmetojnë vizionin e tij.
4.5 TAKIMET,FILM DHE TELEVIZION.Takimet do të shfletojnë një larmishmëri mundësish bashkëpunimi midis produksionit dhe shpërndarjes.
4.6 CMIMI I ARGJENTE I DURRESIT. Është një cmim i cili ndreron regjisorë,aktorë, aktore të cilët kanë dhënë një kontribut të cmuar për kinemanë. Ky cmim jepet nga Bashkia Durres
Art 5
JURITË DHE CMIMET
Cdo seksion konkurues ka jurinë e tij përkatëse të përbërë nga anëtarë që janë personalitete të kinemasë dhe kulturës.
Juritë do të japin cmimet e mëposhtme:
VIZIONE BASHKEKOHORE
Gladiatori Artë për filmin më të mirë
Regjisori Më i Mirë
Aktori Më i Mirë
Aktorja Më e Mirë
BOTE BALLKANIKE
Filmi Më i Mirë i Ballkanit
FIPRESCI-Cmimi i Kritikes Europjane
Filmi Më i Mirë i Audiencës
5.1 Juria e Filmit të Shkurtër të Studentëve Shqiptar
Do të jetë e përbërë nga dy regjisorë personalitete të kinemasë dhe kulturës.
*Vendimet e jurisës janë përfundimtare.
FILMI I SHKURTËR I STUDENTËVE SHQIPTAR do të vlerësohet me cmimin:
Bukuroshja e Durrësit - Fimi Më i Mirë i Shkurtër i Studentëve Shqiptar
Para-Përzgjedhja dhe Formulari i Hyrjes Albanian Short File PDF
Rregullorja e Festivalit Nërkombëtar Veror Durrës 2012 File PDF
DOKUMENTARI INTERNACIONAL do te vleresohet me:
Dokumentari Më i Mirë - Diplomë
5.2 CMIME TË TJERË TË FESTIVALIT QË NUK JEPEN NGA JURITË
Gladiatori i Artë për Cmimin e Karierës.-Jepet nga organizatorët
Cmimi i Argjentë i Durrësit. - Jepet nga Bashkia Durrës
Art 6
E DREJTA PËR T´U PËRZGJEDHUR
Filmat e prezantuar në përzgjedhjen zyrtare duhet të mos jenë shfaqur ende para Janarit 2011. Ata mund të mos jenë shfaqur as në ekranin Shqiptar. Filmat Shqiptar duhet të prezantohen në Premierë Botërore.
Art 7
KUSHTET E HYRJES
Asnjë tarifë për të paraqitur për filmat në IFS Durrës.Të gjitha hyrjet duhet të jenë paraqitur përpara 30 Qershorit, duke përmbushur fomularin përkatës dhe dërgimin e DVD së filmit në zyrën e IFS në të njëjtën datë.Paraqitjet duhet të përfshijnë materialet e mëposhtëm:
Dy kopje DVD të filmit me titra Anglisht. Cdo DVD duhet të ketë titullin e filmit, emrin e regjisorit, vendin e prodhimit dhe minutazhin.
Materialet e paraqitura të përfshijnë listën atribuese,përmbledhjen në Anglisht,biografinë dhe filmografinë e regjisorit.
Një kopje të formularit të pranimit.
Materialet e paraqituara nuk kthehen
Paraqitjet duhet të dërgohen me zarfe të posacëm me nënshkrimin “ Vetëm për përdorim kulturor” dhe "Pa vlerë tregetare”
Adresa:
Sheshi “Iliria”Pallati i KulturesSeksioni I FilmitDurres Albaniaweb: www.ifsdurres.comEmail:
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Tel: + 355 52 234 888Fax: + 355 52 234 888*Paraqitja e filmit për përzgjedhje është e pakushtëzuar nga rregullorja.
Art 8
FILMAT E FTUAR
Filmat e ftuar do të marrin ftesën si dhe formularin e hyrjes për t’u plotësuar jo më larg datës 10 Korrik.Formulari hyrjes, i nënshkruar nga pranuesi ligjor i ftesës,do të konsiderohet përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Cdo ndryshim në formular duhet t`i komunikohet Durrës.IFS pa vonesa.Ftesa duhet të jetë rreptësisht konfidenciale deri në konferencën për shtyp. Ndonjë përjashtim duhet të bisedohet me drejtorin e festivalit.
Art 9
TË FTUARIT
Detajet rreth filmit do të paraqiten gjatë Festivalit nga një delegacion duke përfshirë regjisorin dhe dy aktorët kryesorë. Festivali ndërmerr sigurimin e udhëtimit dhe akomodimin për të tre netët, hotel dhe ushqim për pjesëtarët e delegacionit.
Art 10
KËRKESAT DHE INFORMACIONI PËR FILMAT E FTUAR
Kopja për ekranin publik duhet të jetë 35 mm printim i versionit origjinal me titra në anglisht.
Materialet e lidhura me promovimin e filmit dhe të gjitha materialet e nevojshme për katalogun e festivalit janë të listuara në formularin e pranimit.
IFS Durres rezervon të drejtat e paraqitjes në ekran deri në dy herë të reklamës së filmit. Një herë e tretë mund të ngarkohet me tarifë për shtypin dhe industrinë e ftuar.
Art 11
TRANSPORTI DHE SIGURIMI
Festivali do të paguajë për transportin ardhje-kthim. Agjentët e agjensisë së festivalit do të kontaktojnë personin (sic është specifikuar në formular) në mënyrë që të organizojë postimin.Festivali mbulon cmimet e sigurimeve për filmat e ftuar. Të gjitha pagesat mbulohen,që nga transporti i filmit nga agjentët ose nga ata që do e prezantojnë filmin. Përgjegjësia e Festivalit për rimbursimin e cmimeve të kopjeve mund të bëhet vetëm me printimet standarte, me kusht që të bëhen njoftime në raste dëmtimesh, para datës 30 Shtator. Në qoftë se kopja projektuese nuk është në gjendje të mirë, Festivali mund ta refuzojë prezantimin e saj.
Të gjitha kopjet e filmave si dhe materialet reklamuese nuk duhet të dorëzohen më vonë se data 14 Gusht.
Para-Përzgjedhja Formulari i Hyrjes International Film Summerfest Durrës 2012 File PDF
Rregullorja e International Film Summerfest Durrës 2012 File PDF