Isa QOSJA-President i Jurise Internacionale

GJERGJ XHUVANI

U lind në Vuthaj, Mali i Zi. U diplomua në Shkollën e Arteve Dramatike, Dega Aktrim, në Prishtinë dhe më pas në Akademinë e Filmit në Beograd. Isa Qosja filloi të punojë regjisor me vepra teatrale në vitet ‘80-të, me dokumentarë dhe filma të shkurtër. Vepra e tij "Status Quo" 1980, u përzgjodh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në vitin 1980. Filmi i tij i parë me metrazh të gjatë “Proka” 1985, ka marrë shumë çmime në seksionin e të rinjve në Festivalin e Kanës në vitin 1986. Filmi i tij “Rojet e mjegullës" 1987, fitoi çmimin për muzikën më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pula, Kroaci 1987. Filmi i tij i fundit “Kukumi” 2005, mori Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë; në Festivalin e Venecias çmimin NISIMASA; në Festivalin e Sofias çmimin e Filmit më të Mirë; në Festivalin Shqiptar të Filmit në Tiranë në vitin 2006 çmimin si Filmi më i Mirë dhe Regjisori më i Mirë; Çmimin e Filmit më të Mirë me Metrazh të Gjatë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Spokane në vitin 2006; dhe Grand Prix – në Festivalin Cinema Autor në Marok 2007.