SHEILA JOHNSTON, kryetare e FIPRESCI
 Sheila Johnston

Pasi përfundoi tezën e doktoraturës për Rainer Werner Fassbinder në Shkollën Slejd të Arteve të Bukura në "University College London", Sheila Johnston ishte themeluese dhe gazetare e "The Independent", ku u mor me rubrikën e filmave për 10 vjet. Ajo ka shkruar për artet në gazetat "Daily Telegraph, "Evening Standard", "The Times", "Sight and Sound", "New York Daily News, në revistën "Interview" dhe në shumë botime të tjera britanike dhe amerikane, si edhe në faqe interneti si screenonline.co.uk  dhe theartsdesk.com. Ndër publikimet e saj përmendim monografinë për Wim Wenders (Instituti Britanik i Filmit) dhe biografinë e aktorit Keanu Reeves (botuar nga Sidgwëick and Jackson / Pan). Ajo është bashkautore e Librit të Kinemasë të botuar nga Instituti Britanik i Filmit, që shërben si udhëzues për mësuesit e studimeve kinematografike, si dhe ka punuar si lektore e kinematorgafisë dhe kulturës popullore për institucione si "British Council", Instituti Britanik i Filmit dhe "Open University".