Zamir Kokonozi,anetar i Jurise se Filmit te Shkurter
 Zamir Kokonozi

Pasi përfundoi studimet universitare për film në Bukaresht të Rumanisë, Kokonozi plotësoi shkollimin me një master në prodhimin e filmave, në Chapman University, Kaliforni. Që atëherë, ka punuar vazhdimisht me filma me metrazh të shkurtër, filma me metrazh të gjatë, dokumentarë, spote dhe si kinematograf e ndonjëherë si regjisor. Disa nga këto projekte si Plain Us, Knock Knock, Pe Aripile Vinului, The Moment janë përzgjedhur në disa festivale filmi në SHBA dhe Europë. Aktualisht, Kokonozi ka 3 vjet që punon pedagog kinematografie në Akademinë e Arteve.