
| Kujtim Çashku ka lindur në Tiranë, më 5 gusht, 1950. Ka ndjekur studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1972 dhe në Institutin e Teatrit dhe Artit Kinematografik në Bukuresht (RU) në 1975, si dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në Universitetin e Kolumbias (SHBA) në 1993. Kujtim Çashku është regjisor, skenarist dhe producent, i cili ka fituar mjaft çmime në festivale ndërkombëtare filmi, përfshi Çmimin e Kritikës në 1996 në Festivalin e Filmit Mesdhetar në Bastia, çmimin e UNESCO-s në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në 1998 me dramën politike "Kolonel Bunker" realizuar në 1996, çmimin për Skenarin më të Mirë, Çmimin FIPRESCI dhe Piramidën e Argjendë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro në 2005, Palmën e Bronztë në Festivalin e Valencias për Kinematografinë Mesdhetare me filmin "Syri Magjik", realizuar në 2005, si edhe çmimin CEI në Festivalin e Filmit në Triste me këtë motivacion "për angazhim të guximshëm në zhvillimin e kinematografisë shqiptare" gjatë zhvillimit të Festivalit të XVII-të Ndërkombëtar të Triestes të Triestes në vitin 2006 në Trieste. Në vitin 1995, themeloi OraFilm, të parën kompani shqiptare që prodhonte filma, dhe në 2001 Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë – Lumiere". Në vitin 2006 themeloi të parin Festival Filmi Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut (IHRFFA) dhe në vitin 2004 të parën Shkollë shqiptare të Filmit (Akademia e Filmit dhe Multimedia Marubi). Kujtim Çashku është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit. |
|