|

| Kujtim Çashku ka lindur në Tiranë, më 5 gusht, 1950. Ka ndjekur studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1972 dhe në Institutin e Teatrit dhe Artit Kinematografik në Bukuresht (RU) në 1975, si dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në Universitetin e Kolumbias (SHBA) në 1993. Kujtim Çashku është regjisor, skenarist dhe producent, i cili ka fituar mjaft çmime në festivale ndërkombëtare filmi, përfshi Çmimin e Kritikës në 1996 në Festivalin e Filmit Mesdhetar në Bastia, çmimin e UNESCO-s në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në 1998 me dramën politike "Kolonel Bunker" realizuar në 1996, çmimin për Skenarin më të Mirë, Çmimin FIPRESCI dhe Piramidën e Argjendë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro në 2005, Palmën e Bronztë në Festivalin e Valencias për Kinematografinë Mesdhetare me filmin "Syri Magjik", realizuar në 2005, si edhe çmimin CEI në Festivalin e Filmit në Triste me këtë motivacion "për angazhim të guximshëm në zhvillimin e kinematografisë shqiptare" gjatë zhvillimit të Festivalit të XVII-të Ndërkombëtar të Triestes të Triestes në vitin 2006 në Trieste. Në vitin 1995, themeloi OraFilm, të parën kompani shqiptare që prodhonte filma, dhe në 2001 Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë – Lumiere". Në vitin 2006 themeloi të parin Festival Filmi Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut (IHRFFA) dhe në vitin 2004 të parën Shkollë shqiptare të Filmit (Akademia e Filmit dhe Multimedia Marubi). Kujtim Çashku është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit. |
|
|
 | Producent dhe regjisor i Shkollës Kombëtare të Filmit dhe Televizionit. Në fillim të viteve '70, Nick Powell themeloi "Virgin Records" me Richard Brandson dhe në harkun e dhjetë viteve e kthyen nga një sipërmarrje modeste regjistrimi në një konlgomerat me xhiro vjetore disa milion sterlina. Në vitin 1982, Powell u bë ortak me Stephen Woolley, pasi shiti kuotat që kishte te "Virgin Records" një vit më herët. Së bashku formuan "Palace Video", që më pas ia bënë emrin "Palace Pictures" dhe "Palace Productions", duke u shndërruar në eksponentë të shquar në industrinë e prodhimit dhe shpërndarjes së filmit. Powell ka qenë producent ekzekutiv i të gjitha veprave të Palace, përfshi "Vëllazëria e Ujqërve" të Neil Jordan, "Mona Liza" që është kandiduar për Oscar, "Skandali" i Michael Caton-Jones, dhe "Gruaja e ushtarit" e Neil Jordan që është kandiduar për shumë çmime Oscar. Kompania e re "Scala" që krijuan Nik dhe Stephen Woolley, prodhoi "Backbeat" të Iain Softley, "Bibla e neonit" e Terenc Davies, "Njëzetekatër: shtatë" të Shane Meadows, "Zë i vogël" i Mark Herman që është kandiduar për Oscar dhe Globi i Artë, "Porositë e fundit" të Fred Schepisis me aktorët Michael Caine, Bob Hoskins, Tom Courtenay, Helen Mirren, David Hemmings dhe Ray Winstone, "Zonjushat me livando" të Charles Dance dhe me aktorët Dame Judi Dench, Dame Maggie Smith, Miriam Margolis dhe Daniel Bruer; Nik ishte producent ekzekutiv edhe i "Vajzat e kalendarit". Në vitin 2005, Nik u emërua Drejtor i Shkollës Kombëtare të Filmit dhe Televizionit, megjithatë vazhdon të jetë kryetar joekzekutiv i "Scala Productions". | | | |
|
|
|
|
|
|
|