5 Edicione - Durres Film Festival, 2012

Durres Film

Edicioni i peste i Festivalit Nderkombetar te Filmit Durres do te mbahet nga datat 26 - 30 Gusht 2012. Ne ishullin e festivalit prane detit dhe Amfiteatrit te Lashte Romak,  publiku do te ndjeke realizimet me te mira kinematografike nen yje. Ky edicion do te promovoje vepra te rendesishme dhe inovative te kinematografise moderne boterore duke ja servirur publikut vendas. Edhe kete vit festivali do te sjelle seksionin e dokumentarit nderkombetar dhe te filmit te shkurter. Konkurimi zyrtar konsiston ne perzgjedhjen e 8 filmave te metrazhit te gjate te perzgjedhur ne mes te produksioneve me te reja Europiane, si dhe 6 filma ne seksionin Bote Ballkanike, prodhimet me te reja te vendeve te rajonit. Durresi serish kete vit do te mireprese artiste dhe kineaste te huaj te cilet do te njihen me Shqiperine dhe me kete qytet te mrekullueshem nepermjet FILMIT.