Masterclass


JAN HARLAN – Leksione Kinemaje

Jan Harlan

U bashkova me Stanley Kubrick në vitin 1969 për projektin e tij Napoleon, i cili për fat të keq u braktis, por pas një marrëdhënieje shumë të mirë me Kubrick, vendosa të studioj edhe produksion-filmi duke pasur një mësues të mirë për këtë profesion. Filmi im i parë si asistent është ai me titull "Portokalli mekanik" (A Clockwork Orange). Katër vjet më vonë bëhem Producenti Ekzekutiv i Kubrick dhe punoj për Warner Bros. Për filmat “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket” dhe “Eyes Wide Shut”. Një pjesë shumë e këndshme e jetës profesioniste pranë Stanly Kubrikut ishte kërkimi i projekteve të reja, vlerësimi i tyre, përgatitja e më pas braktisja e skenarëve. Një ndër pasionet e mia në punën me të ishte sugjerimi i muzikës. Pas vdekjes së Stanley Kubrick në vitin 1999, punova me Steven Spielberg gjatë para-produksionit të “A.I. Artificial Intelligence”. Në vitin 2000 realizova dokumentarin “Stanley Kubrick: A Life in Pictures” me Melanie Viner Cuneo dhe një dokumentar për aktorin britanik Malcolm McDowell (që të dy filma për Warner Bros). Më pas punova disa filma me Katia de Vidas, përfshi këtu edhe një dokumentar me një orkestër ndërkombëtare të rinjsh mbi konceritn Dvorak Cello, si edhe filmin tim të parë poetik “Adam’s Paradise”. . Përveç mësimdhënies në shkolla filmi dhe shërbimeve në juri ndërkombëtare filmi, jam duke punuar edhe me Muzeun e Filmit në Frankfurt për Ekspozitën e Stenli Kubrikut, ekspozitë që po udhëton nëpër botë; aktualisht në Paris dhe vitin tjetër do të shkojë në Los Anxhelos.

                                                                                                                                 St. Albans, Korrik 2011